Xhafer Tahiri: Do t’i punësojmë 300 të rinj në punë praktike çdo vit

Kosova

Xhafer Tahiri: Do t’i punësojmë 300 të rinj në punë praktike çdo vit

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 22:21
Xhafer Tahiri

Xhafer Tahiri nga LDK-ja, ka thënë që në komunën e Vushtrrisë, do të ndërtoj një qeverisje të hapur, pa korrupsion, duke ofruar llogari qytetarëve për çdo veprim.

Ai ka premtuar punësimin e të rinjve në punë praktike, në mënyrë që të krijoj ndërlidhjen në mes të tregut të punës dhe shkollimit.

“300 të rinj që do të punësohen çdo vit në punë praktike, në mënyrë që të kemi ndërlidhjen në mes të tregut të punës dhe shkollimit. Kjo do ti kushtoj komunës vetëm 90 mijë euro.” ka thënë Xhafer Tahiri në një intervistë në Magazina Lokale.

Tutje ai ka thënë që do ti kushtoj rendësi të veçantë punës praktike që lidhet me përpunimin e drurit si dhe do të shtojë degën e zdrukthëtarisë.

Veç kësaj ai ka premtuar që do të realizoj digjitalizimin e plotë të administratës, këtu duke përfshirë edhe kadastrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat