Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Sipas IHK-së, në orët e hershme të ditës nëpër vise të ulëta do të ketë mjegull afatshkurtër si pasojë e ndryshimeve termike.

“Në orët e para pritet të ketë riga lokale të intensitetit të dobët të cilat do të jenë prezent në veriperëndim të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat