Vendimi i ambasadës bankroton bizneset mashturese me “termine”

Kosova

Vendimi i ambasadës bankroton bizneset mashturese me “termine”

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:18
ilustrim

Bizneset ilegale të “caktimit të termineve” nëpër Ambasadat  e huaja në Kosovë kanë pasur një lulëzim viteve të fundit, teksa kanë shfrytëzuar mënyrën burokratike të caktimit të terminit për një vizë.

Storie të ndryshme rreth bizneseve që kanë siguruar një numër datash për termine në ambasada të ndryshme kanë qenë të njohura edhe para objekteve të ambasadave, përderisa vet drejtuesit e këtyre institucioneve vendosën që të ndërrojnë gjithë mënyrën e aplikimit.

Duke përdorur formën online të aplikimit  dhe caktimit të një termini për të aplikuar për vizë në ambasada, ka bërë që bizneset të cilat kanë shitur datat për qytetarët të cilët nuk kanë mundur ta kenë një të tillë nga Ambasadat për kohën e dëshiruar.

Një vendim të tillë, së fundmi e ka marrë edhe Ambasada e Hungarisë. Me 20 tetor Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, informoi se caktimi i terminëve për viza bëhet në mënyre elektronike përmes webfaqes https://pristina.mfa.gov.hu/eng/page/visas.

Por ky vendim, ia ka humbur qindra euro, një “biznesi të terminëve” që së fundmi kishte shpresuar të shiste disa data në Ambasadë të Hungarisë.

Një faqe në Facebook e quajtur “Hasi Offical” përmes një postimi në llogarinë e saj ofronte termine të shpejta për viza në ambasadën e Hungarisë.

Sipas një statusi të postuar më 27 tetor, kjo faqe ofronte termine në ambasadën e Hungarisë për një kohë shumë të shkurtër. Përveç kësaj ata kishin postuar edhe një numër kontaktues.

“Bojm termin në ambasadën Hungareze me afat shumë t’shkurt maximuni 10 ditë të interesuarit të lajmërohen në nr e tel …., ishte shkrimi i postuar.

 

Ky postim ishte shpërndarë nga shumë njerëz po ashtu edhe shumë persona kishin komentuar për tu interesuar për mundësin e bërjes së një termini në ambasadën e Hungarisë.

Ndërsa qytetar të cilët kishin kontaktuar në “Viber” me numrin kontaktues kanë marr përgjigje nga një person emri i të cilit ishte i paidentifikuar se kjo mundësi e terminit kishte dështuar.

“Ka dështuar i nderum se prej të hanes e kan bo qasjen online, nuk muj me bo kurgjo niher për niher”, ka qenë përgjigjja të cilën Insajderi e ka siguruar nga një qytetar.

Mirëpo kur  Insajderi i ka shkruar në cilësi të të interesuarit se si mund ta bëjë një termin të tillë, numri kontaktues e ka mohuar se merret me gjëra të tilla.

“Nuk kom unë lidhje me at pun more qa je tu fol a pot dokna ambasad unë ty a, duke vazhduar se nuk e din pse e kanë postuar numrin e tij në atë faqe.

Postimin të cilën “Hasi Offical” e kishte postuar para tri dite pas interesimit të Insajderit, postimi është fshirë.

Mashtrimet me viza në Kosovë janë bërë trend, duke filluar nga civilët të cilët ofrojnë mundësi për rregullim vize e deri tek persona të lartë zyrtar, siç janë së fundi, Milaim Zeka, Ukë Rugova, Astrit Haraqija. /Insajderi.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat