Sot përurohet segmenti i rrugës Prishtinë-Pejë

Kosova

Sot përurohet segmenti i rrugës Prishtinë-Pejë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 09:20
Ilustrim

Sot do të bëhet përurimi i segmentit prej 3.5 kilometrash të rrugës Prishtinë-Pejë.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, por edhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë pritet sot të marrin pjesë në ceremoninë e përrurimit të segmentit prej 3.5 kilometrash të autostradës Prishtinë- Pejë.

Lajmin e përurimit e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës.

Punimet në këtë rrugë janë zvarritur për shumë vjet, ndërsa kur Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Infrastrukturës më 13 shtator, kërkoi nga ministri dhe bashkëpartiaku Pla Lekaj që punët infrastrukturore të mos zhagiten më.

Haradinaj atë ditë e pranoi që në Rrugën Prishtinë- Pejë janë shkaktuar vonesa.

“Obligimi i ndërmarrë i Kosovës me BERZH-in, por edhe ndërtimi i kësaj rruge duhet të bëhet në kohën e duhur. Janë në një ritëm të ngadalshëm dhe jo aq serioz që kanë ndodhur deri më sot”, tha atëherë Haradinaj./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat