Thaçi: Ja cili politikan në Serbi për mua është patrioti më i madh

Kosova

Thaçi: Ja cili politikan në Serbi për mua është patrioti më i madh

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 21:39
Thaçi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjatë takimin të fundit me  Mike Pence  i kishte thënë atij se në prill do të dalin me propozim konkret për të ardhmen e Serbisë në raport me Kosovën.

Lidhur me këtë, presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se sa më shpejt që të lirohen serbët prej  së kaluarë së tyre mitike që ju kanë sjellur vetëm humbje, aq më mirë për ta.

‘’Se si do ta menaxhojnë dialogun është punë e tyre. U bëj thirrje që të punojnë për përparim, për një marrëveshje pëfunimtare që do ti normalizonte marrëdhëniet e dy shteteve.’’, ka thënë ai.

Ndërsa Thaçi është shprehur skeptik se ka  ndonjë lider në Serbi që e merr guximin dhe hapin që ta njohë Kosovën.

‘’Ai politikan serb që ka guximin qytetar ta pranojë dhe ta njohë Kosovën, për mua është patrioti më i madh në Serbi sepse do ta merrte një vendim edhe në favor të vetë Serbisë’’, shtoi presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat