Britania e ndihmon Kosovën në sistemin e drejtësisë

Kosova

Britania e ndihmon Kosovën në sistemin e drejtësisë

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:59
Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar “Memorandumin e Mirëkuptimit” me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

(E plotësuar)-  Mbretëria e Bashkuar përmes “Memorandumit të Mirëkuptimit” do ti ofrojë mbështetje Ministrisë së Drejtësisë me katër ekspertë ligjor në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante.

Me rastin e nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit, ambasadori i Britanisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha se përmes këtij bashkëpunimi do ti ndihmojnë Kosovës me ekspertë prej Kosovës dhe se ka kaluar koha kur Kosova ka pasur nevojë që të u drejtohet të huajve për të hartuar ligjet e veta.

O’Connell tha se fokus të veçantë kanë sundimin e ligjit sidomos në fushën e drejtësisë dhe se kanë një interes të përbashkët për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

O’Connell: Ka kaluar koha kur Kosova ka pasur nevojë që të huajt t’ia hartojnë ligjet

“Kjo pako projektin do të këtë në fokus pakon për ligjin e pakos së gjyqësorit, këshillit së gjyqësorit, këshillit prokurorial, gjykatë e prokurori, ligji për zgjedhjen e prokurorit disiplinor. Është një pjese shumë e rëndësishme e reformave në sistemin ligjor dhe juridik edhe jemi shumë të kënaqur që mund të luajmë një rol mbështetës për ju. Siç kam thënë mendoj që është shumë e rëndësishme të theksoj që marrëdhëniet mes Britanisë dhe Kosovës është një marrëdhënie e partnershipit,  që ne nuk do të kryejmë punën që i takon Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme të theksojmë që projekti do të furnizoj ministrin më ekspert prej Kosovës që janë në dijeni për ligjet e Kosovës, për situatën në Kosovë për të ndihmuar hartimin e këtyre ligjeve. E kjo është shumë e rëndësishme, mendoj që ka kaluar koha kur Kosova ka nevojë që t’ju drejtohet të huajve për të hartuar ligjet e v eta edhe më vjen shumë mire edhe të dëgjoj prej ministrit përgjegjësinë që është dhanë në këtë projekt”, theksoi ai.

O’Connell tha se shpreson që në fund të projektit të përmbushen boshllëqet ligjore që ekzistojnë në këto fusha që lejojnë pa ndëshkueshmërinë dhe ikjen nga drejtësia si dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ndër kompetencat kryesore të ministrisë që drejton është hartimi i legjislacionit dhe politikave që ndërlidhen me fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Tahiri tha se nënshkrimi i këtij memorandumi tregon qartë se Republika e Kosovës vazhdon të këtë mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit dhe ligjit në Kosovë. Po ashtu, ai tregoi se cilat projekte do të përkrahen nga ky memorandum.

Tahiri: Do të përkrahet rishikimi i sektorit të drejtësisë

“Ndër projektet që do të përkrahen nga ky memorandum që sot nënshkruam do të jetë avokatura shtetërore, bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe rishikimi i sektorit të drejtësisë. Kjo e fundit është ndër projektet më të rëndësishme që aktualisht ka qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si ministër i Drejtësisë, pra si ministër i Drejtësisë kjo do të ketë fokus të veçantë në punën time si ministër. Rishikimi i sektorit të drejtësisë do të ndodh për një periudhë tashmë jemi në konsolidim e sipër të një komisioni ndër institucional dhe ky proces pa dyshim që do të zgjatë minimumi 12 muaj, ndoshta edhe më tepër. Dhe konkluzat që do të dalin në fund nga ky proces mund të kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, andaj unë sot u bëj thirrje të gjithëve pozitë dhe opozitë që këtë proces ta shikojnë si një proces tejet të rëndësishëm dhe të kemi një konsensus nacional”, tha Tahiri.

Ai tha se beson që kur të vijë puna tek interesi nacional do të ketë konsensus dhe do ti përkrahin këto reforma, që sipas tij janë shumë të rëndësishme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

***

“Memorandumi i Mirëkuptimit” ka për qëllim mbështetjen me katër  ekspertë ligjor, të cilët do të ndihmojnë Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është dëshmi se Kosova e ka mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

“Do të kemi  një ndihmë shumë të madhe. Ndër projektet që do të përkrahet janë: avokatura shtetërore, rishikimi i drejtësisë. Kjo e fundit është kryesorja e Republikës së Kosovës. Rishikimi i drejtësisë do të ndodh shumë shpejt dhe do të zgjasë 12 muaj. Konkluzat që do të dalin nga ky proces mund të kërkoj edhe ndryshime kushtetuese”, tha Tahiri.

 Ndërsa, , ambasador i  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,  Ruairi O’Conell, tha se Britania ka fokus të madh në fushën e drejtësisë.

“Ne kemi interes të përbashkët drejtësinë. Më vjen mirë që e kemi kërë mundësi për të bashkëpunuar. Kjo pako që projekti do të ketë fokus është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të drejtësisë. Projekti do të furnizoj Ministrinë me ekspertë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Shpresoj që në fund të projektit do të ndreqen disa boshllëqe që janë në këtë pjesë. Besoj se do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar”, tha O’Conell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat