Shea kërkon reforma në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe radikalizmit

Kosova

Shea kërkon reforma në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe radikalizmit

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 20:59
Jamie Shea

Zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea mbajti një ligjëratë ku ndër të tjera foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në strukturat euro atlantike dhe përkushtimin që vendi duhet të tregojë për ta arritur këtë qëllim. Në mënyrë të veçantë ai tha se procesi i përcaktimit të kufijve të Kosovës duhet të marrë fund.

Shea: Kërkoj nga ju të merrni vendime të rënda, për shembull kufijtë

“Do të kërkoj nga ju këtu sikur edhe partnerët e juaj në Maqedoni dhe në Bosnje, apo kudo tjetër, që të marrin vendime të rënda, për shembull kufijtë. Marrëveshjet e fundit lidhur me kufijtë, nuk do të keni stabilitet shtetëror pa te, apo integrimin e minoriteteve në jetën politike dhe shoqërore. Do të kërkoj reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, kundër kriminalitetit dhe radikalizmave. Këto janë vendime të rënda, nuk janë të lehta për udhëheqësit vendor, por më besoni që udhëheqësit e mëdhenj janë pikërisht ata që marrin vendime të vështira”, tha ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se qëllimi si Qeveri e Kosovës gjatë këtij mandati, kanë që të aplikojnë për statusin e kandidatit në atë moment kur do të jetë zbatuar MSA-ja.

Ndërsa, për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, Hoxhaj tha se edhe po të nis transformimi sot, do të duhej 10 vite kohë që ushtria të jetë me kapacitete të plota operative, sipas një studimi që është bërë nga zyra e NATO-s.

Hoxhaj: Ushtria është kushtëzuar nga votat e komunitetit serb

“Ky proces është bllokuar, ose është kushtëzuar nga votat e komunitetit serb. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale, që me kolegët tanë në parlamentin serb dhe me serbët që jetojnë në Kosovë, ta kemi një dialog të mirëfilltë, t’ua shpjegojmë domosdoshmërinë e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Sikurse për neve është e pa pranueshme që vota e tyre në Kuvendin e Kosovës të shndërrohet në një veto të dyfishtë të Serbisë në raport me themelimin e ushtrisë së ardhshme të Kosovës”, tha ai.    

Në konferencë u prezantua një historik i shkurtër mbi aleancën veri atlantike, ndërsa UBT Jamie Shea i ndau çmimin e universitetit për Lidership dhe Ekselencë.

Në këtë konferencë, po ashtu, u inaugurua Forumi-Atlantik i UBT-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat