Forcimi i sektorit privat për një të ardhme më të mirë në Kosovë

Kosova

Forcimi i sektorit privat për një të ardhme më të mirë në Kosovë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:30
UNDP, nën projektin e ALMP, dhe në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet e sektorit privat ofroi punë praktike mbi 200 grave dhe burrave të rinj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia Kosovare e Investimeve dhe Përkrahjes së Ndërmarrjeve (KIESA), në bashkëpunim me UNDP hapën sot raundin e 2017-2018 Programi i praktikës për mbështetjen e të diplomuarve të rinj për të fituar përvojë pune dhe për të nisur karrierën e tyre.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se ky program përshtatet në mënyrë të përkryer në strategjinë ekonomike të Kosovës dhe reformat që do të përforcojnë mjedisin ekonomik në Kosovë. 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani, tha se këto lloj programesh zhvillojnë qasje të ndryshme në zvogëlimin e papunësisë dhe shpreson që në bashkëpunim me ministritë tjera, shumë shpejt do të krijohet një Fond për Punësim.

"Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të përqendrohet në fuqizimin e prodhimit lokal dhe kjo do të thotë sektorin privat," tha ai. 

Zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se marrëveshjen e MSA-së është shumë e rëndësishme, veçanërisht për forcimin e sektorit privat. 

UNDP, nën projektin e ALMP, dhe në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet e sektorit privat ofroi punë praktike mbi 200 grave dhe burrave të rinj.

Programi synon që të  papunësuarve të diplomuar në institucionet e arsimit të lartë ta kenë mundësinë për të bërë një praktikë tremujore në ndërmarrjet e sektorit privat për të mbështetur punësimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat