Tahir Isufaj: LDK-ja në Junik do kultivon frymën Rugoviane!

Kosova

Tahir Isufaj: LDK-ja në Junik do kultivon frymën Rugoviane!

Nga: Adem Lushaj Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:01
Tahir Isufaj

Kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut,Tahir Isufaj, shprehet se me fanatizëm do e kultivon politikën e ish presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Isufaj, si kryetar i Junikut, premton infrastrukturë të zhvilluar, administratë të mirëfilltë, rritje të cilësisë në arsim dhe ngritjen e cilësisë në shërbimet shëndetësore. “Juniku, me qeverisjen aktuale, është e kapur nga korrupsioni, ndaj Ne, do ia kthejmë dinjitetin kësaj komune”, ka nënvizuar Isufaj, për të cilin, “Juniku do qeveriste nga junikasit, e jo nga dikush tjetër, apo edhe sipas tekeve personale”. Gjithnjë sipas tij, Komuna do të jetë e hapur për të gjithë e jo vetëm për militantët e partisë, ku qeverisja aktuale, i kishte si policë në hyrje të komunës.

Kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Tahir Isufaj, ka potencuar mëtej se, Programi i LDK-së reflekton plotësisht nevojat e qytetarëve të Junikut, sepse është program që siguron punë, është në shërbim të të moshuarve, të skamnorëve, të invalidëve të luftës dhe gjithë qytetarëve pa dalim. “Zhvillimi ekonomik bazohet në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre. Do t’i përkrahim zejet e vjetra, të cilat përveç që gjenerojnë të ardhura, paraqesin edhe vlerë historike të Junikut”, ka thënë Isufaj, duke premtuar edhe investime në turizëm dhe fusha tjera zhvillimore, e sidomos në fushën e bujqësisë. Ish kryetari i kësaj komune, (ish kryetari i parë i komunës), ka theksuar se do të punohet edhe në depolitizimin e administratës komunale, duke premtuar se gjatë mandatit të tij, qytetarët do të marrin pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë shoferët në Junik, ndërsa shpenzimet e luksit me dreka e darka, që i bën qeverisja aktuale, do të orientohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat