ATK mbyll 18 lokale të lojërave të fatit në Klinë dhe Istog

Kosova

ATK mbyll 18 lokale të lojërave të fatit në Klinë dhe Istog

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 16:07
Ilustrim

Ashtu siç kemi paralajmërua edhe gjatë këtyre ditëve është duke vazhduar aksioni nga Drejtori e Lojërave të Fatit tek subjektet që merren që merren lojërat e fatit, por që veprimtarin e tyre e zhvillojnë duke mos ju përgjigjur kritereve të ligjit përkatës.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë të ditur se nga aksioni i djeshëm,  i cili është zhvilluar në komunën e Istogut dhe të Klinës janë mbyllur 18 lokale, ku të gjitha këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët tatimore nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë vërtetur shkelje të ndryshme,  për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie, -duke përfshirë këtu mos pajisjen me licencë, mos respektimin e distancës e cila është e përcaktuar me ligj, etj.

“Administrata Tatimore do të vazhdojë monitorimin strikt, deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të cilat janë të parapara për të gjitha subjekte që merren me lojërat e fatit”, thuhet në njoftim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat