Sadikaj premton ndërtim të tregut modern

Kosova

Sadikaj premton ndërtim të tregut modern

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 12:51
Plani për tregun modern në Istog

Pas bashkëbisedimeve që kishte javë më parë me tregtarët, Beqir Sadikaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Istogut ka prezantuar projektin për ndërtimin e tregut të ri në këtë komunë.

Ai ka potencuar se bashkëqytetarët e tij vetëm ditën e enjte  shesin në treg produktet e tyre bujqësore, e produkte të tjera për të siguruar një mirëqenie më të mirë për familjet e tyre.

Sipas tij, ata përballën me shumë vështirësi, pasi në këtë treg mungojnë kushtet elementare.

Sadikaj ka premtuar se nën udhëheqjen e tij me Komunën e Istogut do të ndërtohet treg modern dhe shumëdimensional, si ky në foto i cili do të jetë i hapur shtatë ditë të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat