Sefaj pret në takim njoftues ambasadorin austriak

Kosova

Sefaj pret në takim njoftues ambasadorin austriak

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 13:05
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ne takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Sefaj e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Punëve Brendshme.

Me këtë rast, ai e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen e dhënë sidomos në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë për përkrahë Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat