Sadikaj premton ofrimin e kushteve të duhura për fshatrat e Istogut

Kosova

Sadikaj premton ofrimin e kushteve të duhura për fshatrat e Istogut

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:10
Beqir Sadikaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka premtuar se do të ofrojë kushtet elementare për banorët e fshatrave të Istogut, në ujësjellëse dhe kanalizime.

“Për Padalishtën, Uçën dhe Suhogërllën ndryshimi do të fillojë me qeverisjen time Shkaku i harresës totale nga Komuna e Istogut: Mugesë komplete e kushteve elementare për jetesë: ujë e kanalizim; Mospërkujdesje për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, këto janë disa nga sekuencat e jetës tmerrësisht të rënd të cilat na i rrëfyen sot gjatë bashkëbisedimit që patëm banorët e fshatrave Padalishtë, Uçë dhe Suhogërllë. Posa ta marr detyrën si kryetar i komunës, pozita e rënd e këtyre qytetarëve tanë do të trajtohet me prioritet të lartë, prej nga do të dalin edhe zgjidhje të kënaqshme. Gjatë këtij takimi, dhjetëra qytetarë kanë aderuar në PDK”, ka shkruar Sadikaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat