Kështu do të jetë moti sot dhe gjatë javës

Kosova

Kështu do të jetë moti sot dhe gjatë javës

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 08:23
Ilustrim

Ditëve të ardhshme mot tipik vjeshtor, me vranësira dhe shi. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Maksimalet do të zbresin deri në 16C, të enjten, e në fundjavë do të rriten deri në 22C, ndërsa minimalet do të zbresin edhe deri në 6C.

Ditëve të ardhshme do të sjell mbi rajon mot të ftohtë vjeshtor, me vranësira, shi dhe bubullima, sipas Prishtina Weather.

Ditën e premte do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Të enjten mbrëma në vise të larta malore mbi 2000m, në ato pjesë ku priten të reshura, ka mundësi edhe për reshje bore.

Në fundjavë, pritet përmirësim i motit, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 5-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat