Hapen kabinetet në shkollat e aftësimit profesional në Ferizaj dhe Viti

Kosova

Hapen kabinetet në shkollat e aftësimit profesional në Ferizaj dhe Viti

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 06:08
Ilustrim

Projekti ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës”, do të organizojë ceremonitë zyrtare të hapjes së kabineteve në dy shkolla të arsimit dhe aftësimit profesional: “Pjetër Bogdani” në Ferizaj dhe “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Në këto ceremoni do të marrin pjesë: Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ambasadorja e BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova, si dhe udheheqësi i seksionit për politikë, ekonomi dhe integrim evropian në Zyre e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat