ISHPK-ja: Ujë i qytetit të Klinës i plotëson gjitha standardet e kërkuara për pije

Kosova

ISHPK-ja: Ujë i qytetit të Klinës i plotëson gjitha standardet e kërkuara për pije

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 21:18

Bazuar në analizat e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, uji i burimit të qytetit të Klinës i plotëson gjitha standardet e kërkuara dhe  është i pijshëm. Kjo duke u bazuar në analizat që ka kryer ISHPK-ja në disa burime të qytetit të Klinës në periudhën janar-korrik 2017. Kjo konfirmohet edhe nga Halil Berisha, menaxher i Njësisë " Hidrodrini" në Klinë i cili i posedon analizat e ujit të Klinës të kryera nga ISHPK-ja. ISHPK-ja ka marrë mostrat e ujit në  5 burime: në hyrje të qytetit të Klinës në lagjen " Arbëria", të objekti  i Njësisë Operative " Hidrodrini", të burimi i Shkollës së Mesme " Luigj Gurakuqi" , të Kisha Katolike dhe të Stacioni i trenit. " Rezultatet pas mostrave të marra rezultojnë se uji i qytetit të Klinës i plotëson gjitha standardet e kërkuara dhe mund të përdorët për pije. Bakterologjikisht dhe kimikisht uji është i pastër", konfirmon Halil Berisha duke u thirrur në analizat e ISHPK-së.  Origjinali i analizave ekziston të ISHPK-ja dhe Kompania " Hidrodrini". Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës është organi i vetëm përgjegjës për kryerjen e analizave të ujit në Kosovë. Rezultatet e ISHPK-së hedhin poshtë zërat e gjithë atyre të cilët dezinformojnë së uji i qytetit të Klinës nuk është i pijshëm më qëllimin për të zhvlerësuar investimet e pushtetit lokal në Klinë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat