Suma: Nuk dua t’i nënçmoj kundërkandidatët, e respektoj kandidimin e tyre

Kosova

Suma: Nuk dua t’i nënçmoj kundërkandidatët, e respektoj kandidimin e tyre

Nga: H.O. Më: 30 gusht 2017 Në ora: 12:28
Rufki Suma

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i pyetur nëse do të triumfoj sërish ndaj kundërkandidatëve, thotë edhepse ka kundërkandidat, nuk do t’i nënçmoj ata, por e vlerëson kandidimin e tyre.

“Meqenëse ka kundërkandidat të propozuar nga partitë politike, nuk dua t’i nënçmoj por dua të vlerësoj lartë kandidimin e tyre dhe të rrespektoj  figurat e tyre. Se kush do të fitoj  mbetet të shihet me 22 tetor, sepse secili kandidat duhet të respektohet nga popullata”, thotë Suma për “Bota sot”.

Kujtojmë se Rufki Suma, kryetar aktual i kësaj komune udhëheq tashmë dy mandate si kandidat i pavarur, ndërsa synon edhe të tretin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat