Protestojnë banorët e Hades dhe Shipitullës, thonë se nuk i lëshojnë shtëpitë

Kosova

Protestojnë banorët e Hades dhe Shipitullës, thonë se nuk i lëshojnë shtëpitë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:22
Hade

Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit kanë protestuar këtë të enjte.

Sipas tyre ekskavatorët e KEK-ut po vazhdojnë punën dhe janë afruar shumë afër shtëpive në të cilat këta banojnë.

Ata thonë se ndjehen të rrezikuar teksa shohin në afërsi prej 50 metrave gërryerjet e ekskavatorëve.

Ndryshe banorët u ankuan numri i shtëpive që kanë arrit marrëveshje me KEK-un është i vogël. Ata shtuan se nuk e kanë ndërmend t’i lëshojnë shtëpitë derisa ato dhe pronat e tyre të vlerësohen dinjitetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat