Shemsi Elezi, kandidat i VV-së për kryetar të Drenasit

Kosova

Shemsi Elezi, kandidat i VV-së për kryetar të Drenasit

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 20:22
Shemsi Elezi

Shemsi Elezi, është zgjedhur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Drenasit për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një njoftimi zyrtar.

"Anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e kanë votuar z. Shemsi Elezin si kandidat për kryetar të kësaj komune. E urojmë z. Elezi për rezultatin e treguar në këtë proces të brendshëm zgjedhor dhe për zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor", thuhet në njoftim.

Shemsi Elezi, është aktualisht kryetar i Qendrës së Vetëvendosje në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat