Morali, motivi i vrasjes së të riut në Vushtrri

Kosova

Morali, motivi i vrasjes së të riut në Vushtrri

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:36
Ilustrim

Vrasja e një të riu fundjavën e kaluar në Vushtrri, bëri që policia t’i trokasë në shtëpi, familjes Ajazaj, në Zhur të Prizrenit, të hënën.

Një ditë më parë, forcat e rendit arrestuan djalin e tyre, L. Ajazajn, si i dyshuar për rastin. Babai i tij pretendon se nuk e kishte idenë se çfarë ndodhi.

Bashkë me L. Ajazajn në polici u shoqërua edhe gruaja e tij, R. Xh. nga Vushtrria. Forcat e rendit dhe ato të drejtësisë po pretendojnë që ajo pati një lidhje me të ndjerin.

Ky raport mes tyre besohet që ka qenë arsye e vrasjes së Kujtim Mehollit, i cili të hënën në mëngjes i gjet i vdekur te parku Enver Zymberi, në Vushtrri.

Babai i të dyshuarit L. Ajazaj nuk flet shumë për atë që do duhej të ishte reja e tij. Me të thotë se nuk pati fort muhabet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat