Gashi i LDK-së: Ai që përkrah qeverinë e PAN nuk ka vend në parti

Kosova

Gashi i LDK-së: Ai që përkrah qeverinë e PAN nuk ka vend në parti

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 18:47
Arben Gashi

Arben Gashi nga LDK ka thënë se tash për tash koalicioni PAN nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë.

“Rezultati i certifikuar i zgjedhjeve nuk mbështet deklarimet e Haradinaj se i ka numrat”.

“Nuk kemi pasur as koalicione paszgjedhore dhe tash ai nuk ka mundësi ta formojë Qeverinë pas janë vetëm 39 deputetë”, ka thënë Gashi.

Më tej ai ka folur në Info Magazine për të ashtuquajturën kontrabandim deputetësh.

“E drejta kushtetuese thotë se deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi në kuvend, ai punën e tij e zhvillon brenda një grupi parlamentar, por ka moralitetin që e mban prej nga është propozuar”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka pohuar se nuk beson në transaksione financiare, që mund t’i bindnin deputetët e një krahu, veçanërisht ata të koalicioni LAA.

“Tash jemi të njëjtit në premtimin publik se nuk ka koalicion me PDK edhe partia qëndron pas kësaj”.

“Partia për arsye të ndryshme ka lëvizë në vitin 2014, por ne disa kemi qenë që kemi qëndruar pas premtimit publik. Nëse ikë ndonjëri është moralisht e dënueshme”, ka vazhduar ai.

“Ai deputet apo deputete që do ta përkrahte qeverinë e kundërshtuar nga subjekti politik, këtë rast PAN, është i përjashtuar nga subjekti”, ka pohuar ai.

“ Kjo pasi përkrahja nuk do të jetë për një ditë, por e vazhdueshme”.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë një parti, një deputet që do t’i votonte politikat e kundërshtarëve politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat