“Teleperformance” edhe në Kosovë

Kosova

“Teleperformance” edhe në Kosovë

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 11:04
Ministri në detyrë, Arban Abrashi

(E plotësuar) - Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se hapja e degës së Teleperfomance në vendin tonë dëshmon se dalëngadalë po përmirësohet imazhi i Kosovës, e cila po bëhet një vend atraktiv për investime.

Ai këto komente i bëri sot me rastin e hapjes së degës së “Teleperfomance” në Prishtinë, e cila është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve.

Abrashi se në këtë kompani do të punësohen 100 punonjës të ri.

Abrashi:  Po përmirësohet imazhi i Kosovës

“Tani edhe Kosova është pjesë e hartës globale të Teleperfomanc është njëra prej kompanive BPO në botë, dhe kështu dal nga dalë po përmirësohet edhe imazhi i Kosovës dhe po bëhet një vend atraktiv për investime. Kjo çka po ndodh sot është një vepër e madhe edhe për Prishtinën edhe për Kosovën sot punësohen rreth 100 të rinj të cilët me aftësitë e tyre, të cilat i posedon rinia e Kosovës e bëjmë një mesazh edhe në Evropë edhe në botë edhe tregojnë që edhe Kosova është në gjendje që të ofroj shërbime të tilla,” tha Abrashi.

Hapjes së “Teleperformances”  iu gëzua edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se Prishtina po bëhet një qendër për nën kontraktimin e shërbimeve.

Ahmeti: Prishtina po bëhet qendër e shërbimeve

“Sot jam shumë i lumtur që pas një viti e gjysmë  dhe pas shumë takimeve kemi këtë hapje të kësaj qendre. Kjo po tregon se Prishtina po bëhet kisha me thënë një qendër apo një hap për Business process outsourcing kisha me thanë për nën kontraktimin e shërbimeve duke marrë parasysh se jemi edhe vend atraktiv për shkak të fuqisë së re punëtore dhe për shkak të aftësive që rinia jonë i posedon”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shpreson se shumë shpejt se Prishtina do të bëhet qendra kryesore e Ballkanit për procesin e biznesit outsourcing (BPO) dhe se do të punësohen sa më shumë të rinj.

Ndërsa drejtori i “Teleperformance”, Brian Blackader tha se lehtësia e të bërit biznes në Kosovë e ka shpejtuar hapjen e kësaj dege në Prishtinë dhe deri tani janë punësuar 100 persona.

Blackader: 100 persona kemi punësuar

“Kjo është një ditë shumë e veçantë për ne. Ne kemi punuar për këtë projekt tani për një vit e gjysmë dhe sigurisht shpejtësia dhe lehtësia e të bërit biznes këtu dhe punonjësit e motivuar dhe të përkushtuar kanë qenë një faktor kyç në këtë. Dhe meqë ra fjala, ne kemi 100 njerëzit e parë që tashmë i kemi punësuar dhe ne jemi duke kërkuar që ky numër të rritet më tej”, ka thënë ai.

‘Teleperformance’, është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve. Kjo kompani në bashkëpunim me kompaninë vendore ‘HumanPower’, ka të punësuar afër 100 persona, ndërsa deri në fund të vitit planifikon të punësojë më shumë se 250 punëtorë.

“Teleperformance“ tash edhe në Kosovë

Ministri në detyrë, Arban Abrashi ka marrë pjesë në hapje të degës së "Teleperformance" në Prishtinë.

Ministri Abrashi tha se me hapjen e Telepermances në Kosovë po përmirësohet imazhi i Kosovës dhe se po hapën rrugë për investitorë të rinj të huaj në Kosovë.

 Ai tha se do ta kenë mbështetjen e institucioneve të vendit për trajnimin dhe pagesat e punëtoreve.

I pranishëm në këtë hapje ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se edhe Prishtina po bëhet me një qendër për shërbime, fal aftësive të të rinjve kosovarë.

Ai tha se në këtë mënyrë tashmë po tërheqin kompanitë të mëdha për të investuar në Kosovë.

‘Teleperformance’, është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve. Kjo kompani në bashkëpunim me kompaninë vendore ‘HumanPower’, ka të punësuar afër 100 persona, ndërsa deri në fund të vitit planifikon  të punësojë më shumë se 250 punëtorë.

 'Teleperformance' është kompania më e madhe globale në shërbimin ndaj klientëve, e cila ka të punësuar më shumë se 220,000 persona në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat