Haradinaj takon Ambasadorin e Italisë

Kosova

Haradinaj takon Ambasadorin e Italisë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:45
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor.

Haradinaj ka shkruar në facebook se kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat