Banorët e Rahovecit pa ujë të pijshëm

Kosova

Banorët e Rahovecit pa ujë të pijshëm

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:39
Ilustrim

Banorët e Rahovecit janë duke qëndruar pa ujë të pijshëm që nga orët e hershme të mesditës. Kompanitë e ujësjellësit nuk kanë raportuar që do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm, gjersa banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit.

Përmes një letre dërguar  në redaksinë e “Bota sot” një qytetar i asaj zone ka thënë se që nga ora 16 e mesdites ata nuk kanë ujë.

Sipas banorit mungesë  të  ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit kishte edhe gjatë ditëve të kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat