Pajtimi dhe falja kur të ndëshkohen kriminelët

Kosova

Pajtimi dhe falja kur të ndëshkohen kriminelët

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:31
Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka prezantuar hulumtimin "Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës".

(E plotësuar) - Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka prezantuar hulumtimin "Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës", i cili zbërthen konceptin e pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve nëpërmjet një pikëpamje autentike të qytetarëve të Kosovës.

Nga ky hulumtim ka dal se shkaktari kryesor i konfliktit në Kosovë është Serbia.

Drejtoresha e QHDP, Besa Kabashi-Ramaj tha se ky projekt ka për qëllim që të analizojë se si e shohin konceptin e pajtimit populli i Kosovës.

Ky hulumtim po ashtu ka për synim që të shfrytëzohet dhe të vendoset si bazament për pajtimin kurdo që të ndodh.

Ramaj: Bazament për pajtim kurdo që ndodh

“Ideja e realizimit të këtij projekti për zbërthimin e konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës është nis fillimisht prej faktit se në rajon dhe në Kosovë nuk ka pasur ndonjëherë një hulumtim të një përmase të sa i përket asaj se çfarë mendojnë dhe si e shohin pajtimin bartësit kryesor të pajtimit, masat e gjëra, populli …..Projekti ka për qëllim që këtë hulumtim ta shfrytëzoj apo ta vendos në dispozicion të procesit të pajtimit si bazaLine apo si bazament i informative jashtëzakonisht të nevojshme që me u realizuar pajtimi kurdo që kjo duhet të ndodh”, tha ajo.

Sipas saj  koncepti i pajtimit është parë si kompromis për të sakrifikuar të kaluarën për një të ardhme më të mirë.

Buzhala:  Pajtimi shihet si kompromis

“Fillimisht pajtimi është parë si kompromis do të thotë ka qenë një konflikt por që duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe të sakrifikojnë të kaluarën për një të ardhme më të mirë, gjithashtu është ngritur edhe niveli individual apo edhe kolektiv i pajtimit”, tha ajo.

Konceptin e pajtimit të anketuarit e shohin të arritshëm përmes zhvillimit ekonomik, gjetja e së vërtetës, vënia e drejtësisë, dhe ndëshkimin e kriminelëve.

Buzhala: Pajtimi arrihet me ndëshkimin e kriminelëve, vënien e drejtësisë

“Sa i përket parakushteve të pajtimit dhe të faljes janë tri gjëra shumë të rëndësishme këtu është gjetja e të vërtetës, vënia e drejtësisë, ndëshkimi i kriminelëve dhe amnestimi i kriminelëve, për shembull tek shqiptarët këto tri të parat janë shumë të rëndësishme janë decidive për arritjen e pajtimit në Kosovë“, tha Buzhala.

Shumica e respondentëtve të përfshirë në këtë hulumtim konceptin e pajtimit e shohin si konstrukt të imponuar nga Perëndimi. Po ashtu nga ky hulumtim ka rezultuar se shumë nga familjarët e personave të zhdukur dëmshpërblimin financiar e shohin si përçmim dhe ulje të vlerës së luftës.

Hulumtimi sipas organizatorëve është bërë në Prishtinë, Prizren, Klinë, Pejë, Mitrovicë e Veriut, Gjakovë, Kamenicë dhe Graçanicë.

Në hulumtim janë përfshirë 1040 anketues.

Në realizimin e këtij  hulumtimit kanë ndihmuar  Charles Stewart Mott Foundation, ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Pajtimi dhe falja kur të ndëshkohen kriminelët

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka prezantuar hulumtimin "Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës", i cili zbërthen konceptin e pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve nëpërmjet një pikëpamje autentike të qytetarëve të Kosovës.

Drejtoresha e QHDP, Besa Kabashi-Ramaj tha se ky projekt është pjesë e një projekti dy vjeçar, ideja e realizimit është nis prej faktit se në Kosovë nuk ka pasur ndonjë hulumtim se si e sheh populli konceptimin e pajtimit.

Ky hulumtim të shfrytëzohet dhe të vendoset si bazament për pajtimin kurdo që të ndodh.

Sipas argumenteve që janë prezantuar në këtë hulumtim shkaktari kryesor i burimit të konfliktit është Serbia.

Hulumtuesja Yllka Buzhala thotë se të anketuarit konceptin e pajtimit e shohin si kompromis dhe se komponentja kryesore për pajtim arrihet me anë të zhvillimit ekonomik.

 Vënia e drejtësisë dhe ndëshkimi i kriminelëve është parë si parakusht për pajtim dhe falje.

Realizimi i hulumtimit është mbështetur nga Charles Stewart Mott Foundation, ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat