Veseli: U bashkuam që Serbia kurrë më mos të kthehet në Kosovë

Kosova

Veseli: U bashkuam që Serbia kurrë më mos të kthehet në Kosovë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 16:36
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se janë bërë bashkë për Kosovën, lirinë, sovranitetin dhe integritetin e saj.

Veseli në mbyllje të fushatës tha se fitorja e koalicionit është e qytetarëve dhe Fillimit të Ri.

Ai tha se ky është një entuziazëm i lirisë, shpresës për një fitore të madhe të Fillimit të Ri.

Veseli tha se janë bërë bashkë që më kurrë Serbia të mos kthehet në Kosovë.

Ai i ka ftuar gjithë qytetarët që të bëhen bashkë rreth Fillimit të Ri.

“Më 11 qershor kush e donë Kosovën e zhvilluar ekonomikisht pa Serbinë në Kosovë ta votojnë koalicionin e madh”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat