Veseli: Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar

Kosova

Veseli: Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 14:45
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar në Fushë Kosovë platformën qeverisëse "Fillimi i Ri", e cila garanton sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm i cili siguron rritjen e pagave prej 30 përqind për të gjithë punëtorët e sektorit publik si dhe mbështetje për bizneset, ndërmarrësit dhe fermerët.

"Fillimi i Ri është Kosova sovrane, Kosova perëndimore, Kosova e zhvilluar. Nuk kemi kohë me humb, nuk kemi kohë me u marr me vetveten. Derisa me flasim për vendin tonë, për atdheun tonë, duhet me ditë se ka të tillë që nuk e dojnë Kosovën. Ka edhe të tillë që duan të ndërtojnë mure, ka edhe të tillë që mendojnë me sjell trena. Ka të tillë që prapë kanë ëndrra me prekë rininë e Kosovës. Kjo është ajo që ne mos tu lejojmë atyre më kurrë. Ta forcojmë sovranitetin e shtetit tonë", tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se prioritet kryesor i Fillimit të Ri është fuqizimi i ndërmarrësve dhe mbështetja e fermerëve duke e rritur buxhetin e subvencioneve dhe granteve nga 58 milionë sa është ta i, në 120 milionë euro.

"Do të fuqizojmë sektorin e ndërmarrësisë. Ky do të jetë një nga prioritetet tona të para pas 11 qershorit. Në qeverisjen e ardhshme të koalicionit të madh të Fillimit të Ri të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, të udhëhequr nga PDK, do të jetë orientim i tërësishëm ekonomik, fuqizim ekonomik i vendit tonë, fuqizim i ndërmarrësve. Në të njëjtën kohë, do të fuqizojmë, do të përkrahim, do të rrisim kapacitetet e tyre veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Fermerët tanë do të përkrahen anekënd vendit. Ata duhet ta dinë se e kanë përkrahjen e institucioneve, në të njëjtën kohë duhet të punojnë edhe më fuqishëm në mënyrën që të zhvillojnë fermat e tyre, ti zgjerojnë ato, ti zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese, të profesionalizojnë veprimtaritë e tyre ndërmarrëse në sektorin e bujqësisë duke e shndërruar ndërmarrësinë e tyre nga një bujqësi tradicionale në një bujqësi industriale, në m ënyrë që të kemi më shumë prodhime vendore dhe vende të reja pune", tha Veseli.

Veseli tha se në boshtin e zhvillimit ekonomik, Fillimi i Ri parasheh angazhimin e të rinjve dhe grave duke u hapur perspektivë në punësim dhe krijim të vendeve të reja të punës.

 Duke qenë në Fushë Kosovë ku 30 përqind të qytetarëve janë nga Lugina e Preshevës, Veseli tha se qeveria e Fillimit të Ri do ti ndihmoj ata dhe do të punojë që shqiptarët të jetojnë në trojet e tyre në Luginë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat