Moti mbi vendin tonë

Kosova

Moti mbi vendin tonë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 07:40
Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Kjo gjendje jo stabile e motit do të mbretëroj vetëm në gjysmën e parë të javës, kurse në pjesën e dytë të javës pritet stabilizim i motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat