Partia FJALA hap fushatën në Pejë, prezenton dhjetë kandidatët e saj nga qyteti i Pejës

Kosova

Partia FJALA hap fushatën në Pejë, prezenton dhjetë kandidatët e saj nga qyteti i Pejës

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 16:07
Partia FJALA hap fushatën në Pejë

Partia FJALA sot bëri hapjën e fushatës së saj në qytetin e Pejës, ajo para mediave dhe qytetarëve të Pejës prezentoi dhjetë kandidatët që vinë nga qyteti i Pejës, kandidat këta me kuadro të larta intelektuale si jurista, inxhiniera të kimisë, magjistra të agrobiznesit, afarist si dhe nga fusha e ekonomisë, ku katër kandidatë janë ekonomista më profesion, pasi që sipas Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi qyteti i Pejës më së shumti është shkatrruar ekonomikisht dhe me kandidatë e saj, nga fusha e ekonomisë do rrikthejm buzëqeshjën që dikur kishin pejanët.

Në mesin e kandidatëve ishte edhe ikona e basketbollit pejan Arjan Çallakaj i cili pos profesionit si basketbollist është edhe ekonomist me profesion. Duke prezentuar të gjithë kandidatët krejt në fund Kelmendi tha se nga ky qytet vi edhe unë si kryetar i partisë FJALA andaj besojmë fuqishëm se Peja nuk do ti zhgenjej djemët e saj, do voton për FJALËN dhe së bashku do dalim triumfuës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Njejtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Pejë, Partia FJALA nuk i thirri qytetarët në tubime por shkoj vet tek qytetarët duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke vizituar lokalet-bizneset e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat