34 aksidente trafiku në Istog

Kosova

34 aksidente trafiku në Istog

Më: 31 maj 2017 Në ora: 14:46
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Istogut

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Istogut ka mbajtur mbledhjen e radhës kryesuar nga nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj .

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.  

 Sipas tij në stacionin policor në Istog, janë raportuar gjithsej 169 raste, 34 aksidente trafiku.

 “Janë lëshuar 698 tiketa në trafik, 63 persona të arrestuar, 14 të ndaluar, janë konfiskuar 9 armë dhe kemi asistuar në 38 raste “, tha  Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat