Hoxha priti në takim Këshilltarin Regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Kosova

Hoxha priti në takim Këshilltarin Regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Më: 31 maj 2017 Në ora: 14:12
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ne takim me Filip De Ceunick

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësinë e Koordinatorit Nacional kundër Terrorizmit, priti në takim Këshilltarin Regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit Filip De Ceunick, me të cilin diskutuan për sukseset dhe sfidat e përbashkëta në kontekst të luftës kundër terrorizmit.

Zëvendësministri Hoxha theksoi që puna e madhe dhe rezultatet konkrete në luftën kundër terrorizmit që ka bërë nga vendi ynë, është vlerësuar lart edhe nga partnerët ndërkombëtar dhe kërkoi nga  Ceunik që bazuar në mandatin e tij si këshilltar rajonal, të ndikojë në shtyrjen përpara të çështjes së  bashkëpunimit rajonal në kuptim të bashkërendimit të aktiviteteve, ndarjen dhe shkëmbimin e informatave në mes të mekanizmave kompetent, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të qendrave të përbashkëta policore rajonale.

Ai gjithashtu e falënderoi  Ceunick për rolin dhe mbështetjen e BE-së në ngritjen e  kapaciteteve dhe konsolidimin e mekanizmave të vendit tonë dhe në veçanti mekanizmave të sigurisë. Gjatë takimit zëvendësministri Hoxha e njoftoi  Ceunick për suksesin që ka arritur vendi ynë në luftimin kundër terrorizmit.

 Në fund të takimit, Ceunick vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat tjerë të sigurisë në luftën kundër terrorizmit dhe ofroi gatishmërinë e tij profesionale në kontekst të këshillimit për politikat e duhura që mund të ofrohen nga Bashkimi Evropian, duke  u pajtuar  për vazhdimësi të bashkëpunimit dhe të intensifikim të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat