Hoti viziton Ferizajn. Vitinë, Prizrenin dhe Gjakovën

Kosova

Hoti viziton Ferizajn. Vitinë, Prizrenin dhe Gjakovën

Më: 27 maj 2017 Në ora: 06:19
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti sot do të vizitojë koumën e Ferizajt.

Ai do të mbajë takim me struktura të LDK-së dhe biznese në Ferizaj, në ora 10 në restorant “Fitorja” në Ferizaj.

Hoti poashut do të vizitojë komunën e Vitisë ku do të takohet me të rinjtë e kësaj komune, në restorant "Lindi", në Viti, ora 11:00.

Pas Vitisë, kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti do të takohet me të rinjtë e Prizrenit në restorant "Elegant" ish-Kabashi në ora 13.

Më pas ai do të mbajë takim me strukturat e rinisë së Gjakovës në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ora 16:30, për ta përmbyllur me takimin me banorët e Rogovës në Gjakovë, gimnazi “Asllan Berisha”, ora 19:00./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat