Vazhdon rregullimi i rrugëve fushore në Rahovec

Kosova

Vazhdon rregullimi i rrugëve fushore në Rahovec

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:04
Vazhdon rregullimi i rrugëve fushore në Rahovec Rahovec

Përmes projektit për “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, janë duke vazhduar punimet për rregullimin-shtruarjen me zhavorr të disa rrugëve fushore në Rahovec.

Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit, me rregullimin e këtyre rrugëve dhe rrugëve të tjera të cilat janë rregulluar deri me tani, do të u ofrohen kushte me të mira për bujqit të cilët arat e tyre i kanë, në pjesët ku janë rregulluar këto rrugë.

Realizimi i projekti për “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, është duke u bërë nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat