Ministria e Mjedisit mbështet Obiliqin

Kosova

Ministria e Mjedisit mbështet Obiliqin

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:27
Pamje nga nënshkrimi i Memorandumit

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u nënshkrua Memorandumi nga ministri në largim, Ferat Shala dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi në përkrahje të një projekti për Komunën e Obiliqit.

Projekti është  “Pastrimi i  lumit Sitnica’’ në komunën e Obiliqit, në vlerë 152,000,00 euro

Në këtë takim Shala theksoi se me nënshkrimi i këtij memorandumi përkrahur financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Obiliqit. Me realizimin e tij, do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Gashi e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.

Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet me procedurat e parapara me Ligj, me qellim të realizimit të këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat