Thaçi: Pengesat dhe detyrimet ideologjike të shkruarjes së historisë tonë, tashmë kanë përfunduar

Kosova

Thaçi: Pengesat dhe detyrimet ideologjike të shkruarjes së historisë tonë, tashmë kanë përfunduar

Nga: H.O. Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:53
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se pengesat dhe detyrimet ideologjike të shkruarjes së historisë tonë, tashmë kanë përfunduar.

“Pesëdhjetë vjet veprimtari e Institutit të Historisë meriton të vlerësohet si kontribut për ndriçimin e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe historia e popullit shqiptar për liri dhe emancipim kombëtar, politik dhe kulturor. Kosova tashmë është një vend demokratik dhe të gjitha pengesat dhe detyrimet ideologjike të shkruarjes së historisë sipas porosisë, kanë përfunduar një herë e përgjithmonë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat