Studentët e farmacisë protestojnë para dekanatit

Kosova

Studentët e farmacisë protestojnë para dekanatit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:46
Protesta e Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, dega Farmaci, kanë protestuar të enjten duke bllokuar hyrjen e Dekanatit, në shenjë pakënaqësie për shkak të parregullsive në përzgjedhjen e profesorëve në degën e Farmacisë.

Kërkesa e studentëve ishte që ligjëratat në lëndën kimi analitike I dhe Kimi inorganike me stekiometri të vazhdojnë të ligjërohen nga profesori Azem Lajçi me të cilin janë mbajtur në semestrin e parë.

Studentët thanë se ardhja e një profesori me përzgjedhje të parregullt, është pasqyrim më i mirë i gjendjes në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas tyre, nuk është e drejtë që konkursi për profesor në Fakultetin e Mjekësisë të shpallet nga FSHMN, pasi që ky i fundit nuk ka kompetenca në këtë fakultet.

Ata thanë se do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat