Guxoni fyeni presidentin ose kryeministrin e Kosovës! Ju pret burgu deri në 5 vjet (Dokument)

Kosova

Guxoni fyeni presidentin ose kryeministrin e Kosovës! Ju pret burgu deri në 5 vjet (Dokument)

Më: 26 prill 2017 Në ora: 16:59
Presidenti dhe kryeministri i vendit

Komisioni që ka themeluar presidenti Hashim Thaçi për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, parasheh dënime të rënda për ata që fyejnë dhe shpifin për krerët e shtetit, përfshirë presidentin.

Dënimet për shpifje ndaj presidentit shkojnë nga 3 muaj deri në 5 vjet burgim.

Një alarm të tillë e ka dhënë në Facebook Halil Matoshi, i cili ka shpërndarë draftin e Kodit të ri Penal të Kosovës, saktësisht Nenin 134/D – Shpifja ndaj Organeve Kushtetuese.

Ky nen thotë kështu:

Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara shpif ndaj një organi kushtetues, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ose një prej anëtarëve të tyre në këtë kapacitet në një mënyrë të dëmshme për respektimin e shtetit dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në 5 vjet.

Këto vepra parashihet të ndiqen nga Prokuroria apo nga zyrtarët, ndaj të cilëve konsiderohet se është shpifur apo janë fyer. 

Image
Drafti i Kodit të ri Penal të Kosovës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat