Pacolli përkujton piktorin Ibrahim Kodra

Kosova

Pacolli përkujton piktorin Ibrahim Kodra

Më: 22 prill 2017 Në ora: 12:44
Pllakati Ibrahim Kodra

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke kujtuar piktorin e madh Ibrahim Kodra, ka njoftuar se me rastin e 99 vjetorit të lindje në Milano, në ndërtesën ku ai jetoi është pllaka përkujtimore.

Pacolli ka postuar disa fotografi në facebook, duke shkruar se si sot, para 99 vjetësh në fshatin Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh Ibrahim Kodra.

“Edhe pse tani nuk është në mesin tonë, emri i tij më ushqen me ndjenjen e krenarisë. Në respekt të përvjetorit të lindjes sot në Milano, në ndërtesën ku ai jetoi, në praninë e shumë miqve të tij ngritem pllakën e shumëpritur përkujtimore .Trashëgiminë e madhe të Kodrës unë do t'ia kthej popullit shqiptar. Vendin tonë, Prishtinën (me muzeun e që tani është duke u ngritur) shpejt do ta bëjmë pikë të rëndësishme për vizitorët dhe artdashêsit e veprës së Ibrahim Kodrës”, ka shkruar Pacolli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat