Ministria e Arsimit organizon prova për testin Pisa

Kosova

Ministria e Arsimit organizon prova për testin Pisa

Më: 19 prill 2017 Në ora: 22:43
Ilustrim

Ministria e Arsimit ka filluar organizimin e provave për testin Pisa, që do të mbahet në disa shkolla të Kosovës. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri, Mevludin Krasniqi në një postim në Facebook.

Ai ka treguar se pilotimi organizohet nga data: 19.04.2017 deri më 28.04.2017.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Veprojmë sot, edhe për nesër!

Hapi i radhës, Pilotimi i testit PISA 2018.

Me qëllim të parapërgatitjeve, pëmirësimit dhe domosdoshmërisë për ngritje të cilësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknilogjisë/ Divizioni për Vlersim Standarde dhe Monitorim kanë planifikuar realizimin e pilotimit të Testit PISA 2018.

Pilotimi organizohet nga data: 19.04.2017 deri më 28.04.2017.

Me rastesi(short) janë përzgjedhur për pilotim: në 17 komuna , 43 shkolla. Shkollat do të përfaqësohen me 53 nxënës, testit në këtë projekt do t’i nënshtrohen 2279 nxënës.

Komunat, shkollat dhe numri i nxënësve janë paraqitur në tabelën vijuese:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat