Thaçi: Uroj që festa e Pashkëve t’ju gjejë pranë njerëzve më të dashur

Kosova

Thaçi: Uroj që festa e Pashkëve t’ju gjejë pranë njerëzve më të dashur

Më: 15 prill 2017 Në ora: 17:32
Hashim Thaçi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në facebook i ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Ai ka bërë urimin e tij, duke shpresuar se këto ditë do t’i gjejnë qytetarët pranë familjeve të tyre dhe me shumë gëzime.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, urime të përzemërta për festën e Pashkëve. Kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve. Gëzuar për shumë vjet Pashkët!”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Mesha kryesore për festën e Pashkëve mbahet të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat