Komisioni për Punë të Jashtme u takua me Zahir Tanin

Kosova

Komisioni për Punë të Jashtme u takua me Zahir Tanin

Më: 12 prill 2017 Në ora: 13:01
Zahir Tanin, përfaqësues Special i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Komisioni për Punë të Jashtme të mërkurën është takuar me Zahir Tanin, përfaqësues Special i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Pas takimit, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica tha se ky komision merret drejtpërdrejt me politikat e jashtme, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen.

“UNMIK-u e ka rolin në bazë të Rezolutës 1244 dhe i përgjigjet drejtpërdrejt sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Në kuadër të kësaj besoj që ne si komision parlamentar meqë e kemi obligim të merremi dhe të angazhohemi me politikat e jashtme, po ashtu në kuadër të kompetencave dhe të mandatit tonë”, ka thënë Reçica.

Ndërsa, Puhie Demaku, anëtare e Komisionit nga LVV, pas takimit tha se misioni i UNMIK-ut në Kosovë është i padobishëm.

“Janë konfirmuar dy shqetësimet e Lëvizjes Vetëvendosje, e para është do të thotë pa dobishmëria e këtyre lloj misioneve që ekzistojnë në Kosovë dhe efiqenca e tyre ka ra dhe është e panevojshme posaçërisht në këto pas vitet e pavarësisë, kur ne do të duhej të kishim institucione të konsoliduara, të cilat e kryejnë punën e vet”, tha ajo.

Demaku shtoi se shqetësim tjetër që ajo ka ngritur në takim ishte edhe kërkesa e Ministrisë së Jashtme, e cila është raportuar ditë më parë për përmbylljen e këtij misioni.

“Faktikisht është thënë së pari që do të reduktohet dhe më pas të përmbyllet, këtu është shpërfaqur edhe një herë jo serioziteti i institucioneve të Republikës së Kosovës u ka dalë se një gjë të tillë reduktimin dhe përmbylljen mund ta bëjë vetëm Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”, tha Demaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat