Këtë javë senatori amerikan viziton edhe Prishtinën

Kosova

Këtë javë senatori amerikan viziton edhe Prishtinën

Më: 10 prill 2017 Në ora: 16:29
Senatori amerikan, John McCain

Senatori amerikan, John McCain gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në një vizitë në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar vet McCain gjatë konferencës për media para gazetarëve, ku u takua me kryeministrin serb, Aleksandr Vuçiq.

“Duhet lidership i guximshëm në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe këtë të njejtën do ta përsëris edhe në Prishtinë, në ditët e ardhshme të kësaj jave”, ka thënë senatori amerikan, raporton lajmi.net

Gjatë këtij takimi me Vuçiq, u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut sa më shpejt që është e mundur.

Në këtë takim është biseduar edhe për gjendjen në rajon, luftën kundër terrorizmit, dhe situatën në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat