Çun Lajçi viziton Haradinajn në Francë dhe i kushton një poezi

Kosova

Çun Lajçi viziton Haradinajn në Francë dhe i kushton një poezi

Më: 3 prill 2017 Në ora: 22:06
Çun Lajçi dhe Ramush Haradinaj

Aktori i madh shqiptar, Çun Lajçi, ka vizituar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn në Strasburg të Francës.

Lideri i AAK-së, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti serb, është vizituar nga Çun Lajçi, i cili përveç vizitës i ka kushtuar edhe një poezi Ramush Haradinajt.

Lexojeni postimin postimin e Çun Lajçit dhe poezinë kushtuar Haradinajt:

Me Heroin tim z.Ramush Haradinaj (dhe Haqif Hazirin)

Strasburg 3.4.2017

*Heroit tim*

Pak dhembje mora e pak mall lashë,

Në drynin e brejtun Dukagjinçe,

Atje, n’Avenun e Lirisë

Ai

Retë e bardha m’i ktheu në Mokna
E shallin ma lidhi bukur në plis.

Ik mik,

Kthehu gjurmëve të ardhjës

E ruaju mos u plak,

E zemrën ma shtrengoi,

Me zemër duarësh.

Me prit, tha, të plakemi bashkë,

Në truallin e Dardanisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat