Inspeksioni i Drenasit merr masa në ndalimin e ndërtimeve pa leje në Komoran

Kosova

Inspeksioni i Drenasit merr masa në ndalimin e ndërtimeve pa leje në Komoran

Më: 3 prill 2017 Në ora: 17:08
Komoran

Drejtoria e Inspeksionit të Drenasit ka vazhduar marrjen e masave ndëshkimore për pronarët dhe punëkryesit, që zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Zona ku u ndaluan punimet përfshin dy anët e “Autostradës M9” , përkatësisht në afërsi të “Autostradës M9” në Komoran.

“Me 30.03.2017, një subjekti afarist i janë ndaluar punimet në ndërtimin e objektit me sipërfaqe 2000 m2, dhe i është vendosur shiriti për rreth objektit, në rast të vazhdimit punimeve do të merren masa në rrënimin e ndërtimit pa leje ndërtimore” thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat