Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 26 mars 2017 Në ora: 18:35
Ilustrim

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

 Të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius, kurse duke filluar nga dita e martë grafiku në fushat e temperaturave do të shënojë ngritje.     

 Të enjten do të ketë shtim të vranësirave dhe ulje të përkohshme në fushat barike. Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë  0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga  verilindja me shpejtësi deri 8m/s .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat