Hasan Prishtina më 1909: Shqiptarët e Kosovës mund të formojnë ushtri

Kosova

Hasan Prishtina më 1909: Shqiptarët e Kosovës mund të formojnë ushtri

Më: 25 mars 2017 Në ora: 06:30
Hasan Prishtina

Hasan Prishtina do të revoltohej keq ndaj ministrit të Brendshëm të Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlorës, i cili në qershorin e vitit 1909 në Parlamentin Osman do ta arsyetonte dhunën ndaj shqiptarëve dhe shtypjen e kryengritjes.

Do të reagonte edhe në parlament po nuk u ndal me kaq. Në gazetën “Tanin” të Stambollit do të botonte një artikull, me të cilin, siç shkruante, donte t’i bënte me dije “disa të vërteta që kanë të bëjnë me shqiptarët” duke trajtuar procesin e papërfunduar të reformave në Shqipëri dhe se ato nuk bëhen me “dyfekë e topa, porse vetëm me dije të përgjithshme, drejtësi dhe kulturë.”

Hasan Prishtina reagoi ashpër për mosnjohjen e kontributit të shqiptarëve në Parandorinë Osmane. Por mbi të gjitha ua bënte me dije që shqiptarët në Vilajetin e Kosovës mund të formojnë një ushtri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat