Shqyrtohet raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunave

Kosova

Shqyrtohet raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunave

Më: 22 mars 2017 Në ora: 06:59
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike do të shqyrtohet raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komunave, për vitin 2015. 

Të ftuar në këtë takim janë  dhe ministri i Financave Avdullah Hoti, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani.  

Po ashtu të ftuar në këtë takim janë kryetarët e tetë komunave të Kosovës, si Prishtinës, Pejës, Prizerenit, Gjakovës, Ferizajit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Graqanicës. 

Mbledhja do të mbahet sot në sallën S-409, në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 09:00. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat