26.486 vizitorë në hotele për tre muaj

Kosova

26.486 vizitorë në hotele për tre muaj

Më: 9 mars 2017 Në ora: 14:56
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremmujorin e katërt të vitit që shkuj, ku theksohet se numri i vizitorëve në hotele gjatë këtyre tre muajve ka qenë 26 486, prej tyre 29.61% ishin vizitorë vendorë dhe 70.39% vizitorë të jashtëm.

Sipas ASK-së, pjesë e kësaj ankete kanë qenë 121 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajoni i Prishtinës, i Pejës, i Gjakovës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.11%. Në këtë tremujor, numri i vizitorëve ishte 26 486, prej tyre: 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39% janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve ishte 41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe 25 543 netëqëndrime”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat