Atashi: S'jemi të kënaqur me trajtimin e rasteve të iniciuara nga Agjencia

Kosova

Atashi: S'jemi të kënaqur me trajtimin e rasteve të iniciuara nga Agjencia

Më: 4 mars 2017 Në ora: 12:26
Afrim Atashi

?Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në Agjencionin Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar, mirëpo interesimi me fillim të këtij procesi nuk është i lartë.

Kështu tha, Afrim Atashi, drejtori i departamentit për parandalimin e korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion. Sipas tij, nga 4 mijë zyrtarë sa duhet të kryejnë këtë obligim ligjor, deri tash janë 30 persona që kanë deklaruar pasurinë, megjithatë, ata kanë kohë deri më 31 mars.

Atashi: Deri tani kanë deklaruar rreth 30 persona

“Sipas statistikave që i kemi këtu të evidentuara janë diku deri në 20 apo 30 persona, deri më tani kemi një numër të vogël si zakonisht si ndodh   në fillim të muajit, nuk e deklarojnë pasurinë për arsye të ndryshme që i kanë nuk janë shumë të interesuar, zakonisht nga fundi i muajit kemi një dyndje të madhe të zyrtarëve që e deklarojnë të gjithë pasurinë. Numri i zyrtarëve të lartë këtë vit është jo i zyrtarëve të lartë po është sipas pozitave janë të regjistruar, sepse ka zyrtarë të lartë që i kanë dy apo më shumë pozita i kemi diku rreth 4 mijë pozita që janë të obliguara me deklaruar pasurinë”, tha Atashi.

Ai ka thënë se këtij procesi nuk i nënshtrohen vetëm ata zyrtarë të cilët e kanë marrë detyrën më 1 janar të këtij viti, ndërsa, ata zyrtarë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë sipas ligjit, AKK do të marrë masa ligjore.

Atashi: Personat që kanë marrë detyrën për herë të parë nuk e deklarojnë pasurinë

 “Janë të gjithë zyrtarët e lartë që e kanë marrë detyrën në janar apo në shkurt e kanë marrë detyrën për herë të parë ata e kanë deklaruar me marrje të detyrës sepse janë katër lloje të detyrës. Konflikti është i ndarë prej kësaj pjesës të deklarimit pasurisë, të gjithë ata zyrtarë të lartë që nuk e deklarojnë pasurinë ne afatin e paraparë ligjorë  ne kemi marrë masa ligjore që është kallëzimi penal në prokuroritë kompetente domethënë të gjithë ata që pastaj pas verifikimit që është bërë janë vërtetu se ka elemente të bazuara për me bë kallëzime penale të gjithëve ju kemi ngrit kallëzime penale, jemi edhe tu i ngritë tash e tutje por gjithmonë sipas ligjit i bëjmë kallëzimet penale, po ashtu është edhe faza tjetër deklarimi i rremë që është një fazë shumë më vonë që ne kemi bë kallëzime penale domethënë kjo ndodhë në vazhdimësi”., tha Atashi.

Atashi shtoi se nuk janë shumë të kënaqur me trajtimin e rasteve të iniciuara nga Agjencia, për zyrtarë që nuk kanë deklaruar pasurinë apo kanë hasur në konflikt interesi.

Atashi: Nuk jemi të kënaqur me trajtimin e rasteve të iniciuara nga Agjencia

“Realisht kjo kënaqsh mëria e agjencisë në trajtimin e rasteve kallëzimeve penale që i bënë agjencia sa i përket deklarimit të pasurive nuk ka qenë e mirë sepse kemi pas për shembull zyrtarë nuk janë dënuar sipas parashikimit që e ka kodi penal, mirëpo kjo është përgjegjësi dhe kompetencë edhe e prokurorisë edhe e gjykatave, ata janë të pavarur të vendosin se sa dënohen zyrtarët e lartë publik. Tani po mendoj se kemi filluar një bashkëpunim shumë më të madh sepse gjithmonë prokuroritë janë ankuar se po janë kallëzimet jo të duhura, jo të mira, nuk po përpunohen mirë, tani kemi filluar pak më herët në bashkëpunim gjithmonë në konsultim me prokurorët të caktuar dhe pastaj i ngrisim edhe kallëzimet penale, kjo vazhdon ende te këto kallëzimet e fundit”, tha Atashi.

Deklarimi i pasurisë zyrtarisht ka filluar më 1 mars, kjo duke u bazuar në ligjin për deklarimin për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku zyrtarët publik janë të detyruar që nga data 1 deri më 31 mars të bëjnë deklaratat e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat