Kërkohet që përgjegjësit për krimet e kryera në Kosovë të trajtohen nga Gjykata Speciale

Kosova

Kërkohet që përgjegjësit për krimet e kryera në Kosovë të trajtohen nga Gjykata Speciale

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:26
Pjesëtarët e familjes Deliu nga Abria dhe ajo Muçolli nga Pokleku i komunës së Drenasit kanë dorëzuar një kërkesë që të ndryshojë ligji për Gjykatën Speciale.

Pjesëtarët e familjes Deliu nga Abria dhe ajo Muçolli nga Pokleku i komunës së Drenasit sot kanë dorëzuar një kërkesë që të ndryshojë ligji për Gjykatën Speciale.

Ata kërkesën e tyre e kanë dorëzuar tek presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.

Sipas tyre në kuadër të Ligjit për Gjykatën Speciale të krijohet mundësia që edhe masakrat që janë bërë nga ana e Serbisë në Kosovë të trajtohet në këtë Gjykatë.

Ymer Deliu, i cili në masakrën e Obrisë ka humbur të gjithë anëtarët e familjes së tij bashkë edhe me disa nga anëtarët e familjes Muçolli që janë masakruar në Poklek janë duke qëndruar në Kuvend deri siç kanë thënë ata në realizimin e kërkesave të tyre.

Deliu: Kërkojmë që të ndryshohet ligji i Gjykatës Speciale                          

“Ne kryefamiljarët e martirëve të cilët u masakruan në mënyrën më mizore nga strukturat e regjimit të Serbisë , pa dallim moshe apo gjinie kërkojmë të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale për Kosovën , dhomat speciale dhe prokurorinë Speciale të vendosura në Holandë dhe të krijohet mundësia që përgjegjësit e strukturave të Serbisë për masakrën e familjes Deliu, të asaj në Poklek,  Muçolli dhe të Rezallës të gjykohen në Gjykatën Speciale me  seli në Holandë. Kërkoj që ju zoti kryetar i Kuvendit të inicioni dhe mundësoni të hy në rendin e ditës të parlamentit të Kosovës për votim kërkesën tonë për plotësim ndryshim të këtij ligji. Që Parlamenti i Kosovës të marrë vendim detyrues dhe të kushtëzoj dialogun e Qeverisë së Kosovën me Qeverinë e Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian deri në pranimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për Kosovën me Seli n ë Hagë dhe dërgimin e përgjegjësve të Serbisë para drejtësisë në këtë Gjykatë”, tha Deliu.

Deliu i cili në masakrën e Abrisë ka humbur gruan, fëmijët, babain, nënën si dhe anëtarë të familjes tha se familja e tij edhe pas 17 vitesh kërkon drejtësi por që deri më tani asgjë nuk është bërë për këtë masakër as nga UNMIK-u  e as nga EULEX-i.    

“Neve na u shuan shpresat edhe nga EULEX-i  pasi që të parët dhe të dytët ua kishin mësyrë çlirimtarëve e jo kriminelëve. Neve po na  shuhet shpresa për çdo ditë e më shumë që para drejtësisë të sillen kriminelët. Institucionet tona deri më sot kanë neglizhuar me këtë çështje për krimet e bëra nga aparati shtetëror serb deri tani nuk u ngritën zëra”, tha Deliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat